Ministri Ademi: “Jemi duke e lehtësuar bashkëpunimin kulturor me RP të Kinës dhe vendet e EQL - Bota Sot
Ministri Ademi: “Jemi duke e lehtësuar bashkëpunimin kulturor me RP të Kinës dhe vendet e EQL

Maqedonia

Ministri Ademi: “Jemi duke e lehtësuar bashkëpunimin kulturor me RP të Kinës dhe vendet e EQL

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 12:45
Foto

Mbrëmë në Muzeun e Arteve Bashkëkohore u shënua “Festa e mesvjeshtës” kineze, ku mysafirët i përshëndetën ambasadorja e RP të Kinës, Shkëlqesia e saj, Jin Lisjen dhe ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili me këtë rast theksoi se Republika e Maqedonisë në vitin 2019 do të jetë nikoqire e Forumit ministror për bashkëpunim kulturor ndërmjet RP të Kinës dhe vendeve tjera të Evropës Qendror dhe Lindor…
“Nëpërmjet Qendrës koordinuese, sikurse edhe deri tani do të bëjmë përpjekje që në mënyrë sa më efikase të lehtësojmë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve nacionale kulturore nga RP e Kinës, Republika e Maqedonisë dhe vendeve të EQL si dhe të dizajnojmë instrumente për lidhje, komunikim dhe bashkëpunim më të mirë”, theksoi ministri Ademi.
Këtë ngjarje e organizoi Ministria e Kulturës përmes Qendrës koordinuese për bashkëpunim kulturor ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendror dhe Lindore, në bashkëpunim me Institutin “Konfucij” pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” dhe me Ambasadën e RP të Kinës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...