Më 2 tetor vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit - Bota Sot
Më 2 tetor vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit

Maqedonia

Më 2 tetor vazhdon dëgjimi i dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 21:38
Ngjarjet e 27 prillit

Më 2 tetor në Gjykatën Penale në Shkup me dëgjim të dëshmitarëve vazhdon gjykimi për ngjarjet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të vitit të kaluar.

Pas dëgjimit të sotshëm të dëshmitarit Aco Angellovski, ish-truproja e Oliver Spasovskit, seanca vazhdoi me deklaratat e dëshmitarëve Aleksandra Bogoevska Krstanovska, në atë kohë e punësuar në sigurimin e Kuvendit, Marjan Mitevski, ish-punëtor në drejtorinë e gjashtë e MPB-së si shef i sigurimit të ish-kryeparlamentarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe polici Agim Aliu.

Pas pyetjeve të Prokurores Villma Ruskoska, të tregojë se çfarë ka ndodhur më 27 prill në Kuvend dhe të thotë se çfarë ka bërë ajo, Bogoevska Krstanovska tha se atë ditë ka qenë e angazhuar te hyrja e Kuvendit, dhe se në fillim ka marrë urdhër nga eprori i saj Aleksndar Jankoviq që të mbyll hyrjen dhe të vendos mbrojtëse, e më pastaj është njoftuar se Jankoviq ëshë i lënduar dhe dërguar në ambulancë në Kuvend.

Ajo ka vepruar vet për shkak se kolegët e saj kanë qenë në dhomën për konferencë në Kuvend.

Më pastaj, kolegu e ka njoftuar se do të vinë dy persona të DSK-së që duhet t’i lëshoj në dhomën e monitoringut. Kanë arritur katër persona, i akuzuari Sashko Markovski i ka thënë se duhet të lëshojë të hynë në dhomën e monitoringut, ndërsa ajo është përgjigjur se nuk mundet ta bëj këtë pa urdhër nga eprori. Markovski i ka thënë se është marrë vesh me tashmë të akuzuarin Joshevski të hynë në hapësirat e monitoringut, Ka marrë thirrje nga Joshevski, i cili i ka thënë se urdhrin për hyrjen e tyre vjen direkt nga drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov. Ajo i ka lëshuar tashmë të akuzuarit Oliver Radullov dhe Markovski në dhomën e monitoringut dhe ata kanë qenë aty për 10 minuta.

Pas pyetjeve të shumta nga një pjesë e mbrojtjes dhe të akuzuarve, ajo tha se nuk ka kryer vepër penale, për shkak se gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe ka vepruar me urdhër edhe pse urdhri nuk ka ardhur nga eprori i saj, që në moment ishte i pa qasshëm, ndërsa të tjerët kanë pushim vjetor.

Ajo u pyet edhe për disponueshmërinë e dritare, ku tha se vazhdimisht është e hapir. Ajo u përgjigj se thuajse është e pamundur të hysh në dhomë përmes asaj dritare për shkak të vendosjes.

Marjan Mitevski u pyet direkt nga Prokuroria dhe nga avokatja e Joshevskit, Ruzhica Nikollovska.

Mitevski tha se së pari ka marrë urdhër të jetë në hapësirat e garazhit të Kuvendit, deri sa të zgjat seanca. Më pastaj para fundit të seancës ka marrë urdhër nga eprori të shkoj para sallës së Kuvendit ku ndodhet Veljanovski. Kryeparlamentari i atëhershëm i Kuvendit e ka kthyer prap dhe ka shkuar në kabinetin e tij. Rrugës është takuar me eprorin i cili i ka thënë se situata është “kritike”. Kanë qenë në zyrën e eprorit dhe bisedën telefonike të ardhshme ka kërkuar ekipe të policësë. Më pastaj Veljanovski ka kërkuar nga të dy të shkojnë te kabinet i tij.

Para kabinetit, sipas Mitevskit, është shfaqur një masë popull, ka pasur rrëmujë, e kanë barikaduar derën. Siç tha Mitevski, dikush ka thënë “çfarë kërkoni këtu këto janë sigurimi i kryetarit” dhe grupi ka shkuar.

I akuzuari Igor Jug e pyeti Mitevski: A do të ndodhte ajo çfarë ndodhi nëse nuk ishin hapur dyert nga brenda, dhe ku ju përgjigj se nuk do të ndodhte.

I fundit që dëshmonte Aliu, i cili gjatë kohës së ndodhive në Kuvend ka marrë lëndime. Ka qenë para Kuvendit, ke e ka mbrojtur hyrjen e pasme. Ai tha se grupi që ka mbetur atje kanë brohoritur se nuk do të lejojnë “deputetët të dalin të gjallë, por vetëm të vdekur”.

Për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të vitit 2017 të akuzuar janë 33 persona nga ku 31 persona për kërcënim terrorist të rendit kushtetues së shtetit dhe dy persona për nxitje.

Mes të akuzuarve janë më shumë deputetë, të punësuar në MPB, sigurimi i Kuvendit, artist dhe qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...