Prokuroria Publike hape procedurë hetimore për ngjarjen në Hasanbeg të Shkupit - Bota Sot
Prokuroria Publike hape procedurë hetimore për ngjarjen në Hasanbeg të Shkupit

Maqedonia

Prokuroria Publike hape procedurë hetimore për ngjarjen në Hasanbeg të Shkupit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:15
Prokuroria Publike Themelore

Prokuroria Publike Themelore ka dhënë urdhër për ngritjen e procedurës hetimore për vrasje, kundër personit i cili pardje ka shtënë nga pushkë automatike drejt J.B. i cili ka marr lëndime të rënda trupore.

Ngjarja, siç theksojnë nga Prokuroria Publike Themelore-Shkup, për të cilën ndiqet personi ka ndodhur më 24 shtator të vitit 2018-të, rreth orës 00:05, në rrugën “Dimitrovska” dhe rrugën “Alija Avdoviq” në Shkup kur i dyshuari me përdorimin e armës së zjarrit, pushkë automatike, disa herë ka gjuajtur në drejtim të dëmtuarit J.B. i cili në atë moment ka drejtuar me automjetin e markës “mercedes” i cili ka marr lëndime të rënda trupore.

Pas ngjarjes, i dëmtuari së pari është dërguar në Klinikën Universitare për sëmundje kirurgjike “Naum Ohridski”, ndërsa pastaj për shkak të seriozitetit të lëndimeve të mara ai është dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...