Ivanov do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Maqedonia

Ivanov do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 09:11
Gjorge Ivanov

Presidenti Gjorge Ivanov sot do të mbajë fjalim në Asamblenë e 73-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,që sivjet mbahet me temë “T’i bëjmë Kombet e Bashkuara relevante për të gjithë. Lidership global dhe përgjegjësi e përbashkët për shoqëri të qeta, të barabarta dhe të qëndrueshme”.

Ivanov, siç kumtoi Kabineti i tij, pardje ka marrë pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të Asamblesë së përgjithshme të KB-së dhe ka realizuar takime bilaterale me mbretin jordanez Abdullahu i Dytë, me Vlladimir Voronkov, zëvendës sekretar i përgjithshëm i KB-së, i obliguar për kundër-terrorizëm dhe me ipeshkvin Pol Ripard Galager, sekretar i punëve të jashtme i Vatikanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat