Danielsson për skriningun: Sot fillon angazhimi në lidhjen tonë të gjatë

Maqedonia

Danielsson për skriningun: Sot fillon angazhimi në lidhjen tonë të gjatë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:53
Christian Danielsson

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore të Komisionit Evropian, Christian Danielsson, sot në Bruksel zyrtarisht e shënoi fillimin e përgatitjeve për bisedime për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Siç njoftojnë nga AIM, Christian Danielsson para dy ekipeve negociatore nga Shqipëria dhe Maqedonia deklaroi se sot është “fillimi i angazhimit më intensiv në lidhjen tonë të gjatë”.

“Ekspertët tonë do ta sqarojnë gjatësinë dhe thellësinë e legjislacionit të përbashkët evropian (acquis communautaire) rregullat e BE-së”, tha Danielsson.

Këto dy ditë ekipi negociator i Maqedonisë dhe Shqipërisë do t’i dëgjojnë ekspertët e Komisionit Evropian se si ai e shpjegon legjislacionin gjithëpërfshirës dhe praktikat më të mira në fushën e drejtësisë dhe të drejtave fondamentale. Gjatë vitit të ardhshëm do të mbahen edhe 32 takime të këtilla për secilin kapitull nga procesi i bisedimeve, nga gjithsej 33, ose 160 mijë faqe të ligjeve dhe rregullave evropiane të cilat duhet të zbatohen në legjislacionin e vendit.

“Ekipet do të kenë edhe 70-të takime të këtilla. Duhet të ketë mirëkuptim të ndërsjellë për atë se çka janë rregullat e BE-së që të përgatiteni për anëtarësimin e ardhshëm”, deklaroi ai.

Danielsson theksoi se takimi për kapitullin e sotëm të 23-të është fundamental, jo vetëm për atë se kjo është metoda e re e bisedimeve të Komisionit Evropian me vendet e reja kandidate, por se reformat në lidhje me drejtësinë dhe sundimin e së drejtës janë kushtet e vendosura nga Këshilli i BE-së për fillimin efikas të bisedimeve me BE-në në qershor të vitit 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat