Bekteshi: Investimi i kompanisë shqiptare Sagen në Zonën e lirë në Shkup, dëshmia më e mirë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Bekteshi: Investimi i kompanisë shqiptare Sagen në Zonën e lirë në Shkup, dëshmia më e mirë për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 13:37
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot mori pjesë në vendosjen e gurrëthemelit të investimit më të ri në Zonën e lirë ekonomike në Shkup, kompanisë shqiptare nga industria farmaceutike SAGEN.

Ministri Bekteshi në paraqitjen e tij tha se Sagen është një fabrikë moderne me teknologjinë më të sofistikuar për prodhimin e përbërjeve infuzive dhe barnave gjenerike, fabrikë e cila në disa faza do të bëjë edhe hapjen e rreth 300 vendeve të punës, me çka  SAGEN do ti bashkohet listës prej 1500 punësimeve tashmë të shpallura nga kompanitë që kanë filluar me realizimin e aktiviteteve të tyre investuese kohëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat