Boshnjakovski: Qeveria do të ndjekë dhe reagojë në lajmet e rrejshme gjatë heshtjes zgjedhore

Maqedonia

Boshnjakovski: Qeveria do të ndjekë dhe reagojë në lajmet e rrejshme gjatë heshtjes zgjedhore

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 15:29
Zëdhënësi i Qeverisë, Boshnjakovski

Qeveria gjatë heshtjes para deklarimit për referendumin më 30 shtator do t’i ndjekë informacionet që plasohen në rrjetet sociale dhe nëse konfirmohet se ato paraqesin informacione të rreme dhe propagandë, në kanalet e tyre zyrtare të komunikimit në rrjetet sociale do të kumtojë se janë të pasakta me qëllim që të pengojë të ndikojnë në mënyrë manipuluese ndaj qytetarëve.

Zëdhënësi i Qeverisë në konferencën e sotme për shtyp, tregoi në përvojën e cila, gjatë fushatës publike ka treguar prani të theksuar dhe përhapje të lajmeve të rreme, dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes, si dhe krijim të lajmeve në bazë të gjysmë informacioneve, që, thotë, paraqet minim të thellë të proceseve demokratike në shtet, përhapje të diskriminimit dhe urrejtje në dëm pikërisht të qytetarëve, si dhe diskreditim të institucioneve.

Ai theksoi se Qeveria në pajtim me parimin për qeverisje të mirë dhe në drejtim të asaj se është palë e cenueshme në procesin e referendumit, do ta respektojë heshtjen parazgjedhore dhe do të përmbahet nga aktivitetet të cilat kanë lidhshmëri me referendumin dhe me deklarimin e qytetarëve në 48 orët e ardhshme duke filluar nga mesnata.

Ai apeloi edhe deri tek qytetarët që të gjitha lajmet dhe informacionet gjatë heshtje t’i pranojnë me vëmendje të veçantë, t’i kushtojnë vëmendje burimit prej ku vijnë informacionet dhe të kontrollojnë çdo lajm që iu duket e pazakontë dhe sensacionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat