Ivanov i bën thirrje maqedonasve të bojkotojnë referendumin për emrin

Maqedonia

Ivanov i bën thirrje maqedonasve të bojkotojnë referendumin për emrin

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:06
Gjorge Ivanov

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov i bëri thirrje sot nga selia e OKB-së qytetarëve të tij që të mos votojnë gjatë referendumit të dielën mbi ndryshimin e emrit të vendit të tij, që ai e cilëson si “vetëvrasje historike”.

“Si qytetar, kam marr vendimin, që më 30 shtator, të mos shkoj të votoj”, deklaroi ai gjatë fjalimit të tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. “Dhe jam i bindur që ju, qytetarët tanë, do të merrni gjithashtu këtë vendim të mençur”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat