Mitsotakis: Kërkojmë zgjedhje që populli të vendos për marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Mitsotakis: Kërkojmë zgjedhje që populli të vendos për marrëveshjen e Prespës

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:48
Kyriakos Mitsotakis

“Kërkojmë zgjedhje që populli me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështje kombëtare”, thotë lideri i opozitës Greke Kyriakos Mitsotakis duke biseduar për marrëveshjen e Prespës.

Ai edhe një herë përsëriti se ata janë kundër marrëveshjes së Prespës, për të cilën tha se është arritur pa pjesëmarrjen e Kuvendit të Greqisë.

“Ne nuk do të ratifikojmë marrëveshjen dhe kërkojmë zgjedhje, pikërisht sepse sa më parë duhet t’i vihet fund punëve të përfunduara, të cilat, për fat të keq për çdo ditë dalin dhe do të vazhdojnë të dalin në muajt e e ardhshëm që të mund populli grek, me votën e tij të vendos për rrjedhën e kësaj çështjeje kombëtare”, tha Mitsotakis.

Siç raportojnë nga AIM, Kryetari i partisë opozitare “Demokracia e Re” edhe njëherë drejtoi kritika të ashpra dhe akuza të ashpra nda qeverisë së Greqisë për arsye se, Siç tha “shmangie të gjuhës maqedonase dhe identitetit”, por edhe për shkak të pozitës së Panos Kammensoit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat