Nimic: Privilegj dhe përgjegjësi është që të votohet në demokraci

Maqedonia

Nimic: Privilegj dhe përgjegjësi është që të votohet në demokraci

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 00:00
Metju Nimic

Ju jeni demokraci e vërtetë dhe është privilegj, por edhe përgjegjësi e juaja që të votoni. Ky është një referendum shumë i rëndësishëm dhe unë kam besim të madh tek qytetarët tuaj dhe shpresoj se do ta kuptojnë seriozisht përgjegjësinë e tyre, porositi ndërmjetësuesi Metju Nimic.

"Që nga mosha 18-vjeçare unë votoj në çdo zgjedhje. Mendoj se është privilegj të votohet, por gjithashtu është edhe përgjegjësi që të votohet në demokraci. Shteti juaj  është demokraci", thotë Nimic në mesazhin deri te qytetarët e Maqedonisë para referendumit të publikuar nga Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase.

Më parë, theksoi ai, në Jugosllavi për gjithçka vendoste Beogradi, madje pse do të votonin, ndërsa para kësaj në Perandorinë Osmane për gjithçka vendosej në Carigrad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat