Osmani në Bruksel: Për bisedimet me BE-në kanë kontribuar të gjitha qeveritë

Maqedonia

Osmani në Bruksel: Për bisedimet me BE-në kanë kontribuar të gjitha qeveritë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:01
Bujar Osmani

Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili po qëndron në Bruksel për fillimin e procesit të skriningut për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, sot në konferencë për shtyp tha se Maqedonia është gati për fillimin e bisedimeve me BE-në.

Ai tha se për këtë moment kanë kontribuar të gjitha qeveritë e mëhershme të Maqedonisë

“Dje Maqedonia zyrtarisht ka filluar procesin e skriningut për anëtarësim në BE. Ky është moment të cilin e kemi pritur gjatë, ndërsa është proces që kanë kontribuar të gjitha qeveritë. Maqedonia është gati për anëtarësim dhe këtë herë nuk ka kthim prapa. Falënderojmë BE-në dhe ju sigurojmë se do të japim angazhim maksimal në procesin e bisedimeve me BE-në”, tha mes tjerash Osmani.

Ai u pyet edhe për referendumin e së dielës në Maqedoni për marrëveshjen me Greqinë, duke thënë se është mjaft optimist se do të përmbushen të dy kushtet e referendumit edhe censusi dhe shumica.

Ndërsa komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë Johannes Hahn, tha se nuk duhet të humbet asnjë ditë për përgatitjen e bisedimeve. Ai foli edhe për qëndrimin e presidentit Ivanov për bojkot të referendumit, duke thënë se ajo nuk është shprehje e demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat