Hahn: Skriningu mund të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm

Maqedonia

Hahn: Skriningu mund të përfundojë në verën e vitit të ardhshëm

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 14:41
Johannes Hahn

Komisari evropian për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, në ditën e dytë të fillimit të procesit të skriningut me Maqedoninë porositi se fillimi i këtij procesi është shenjë për angazhim të fuqishëm të Bashkimit Evropian ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe se pret që kjo fazë të përfundojë deri verën e ardhshme që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet në vjeshtë të vitit 2019. Me këtë edhe zyrtarisht duhet të fillojnë negociatat për anëtarësim me BE-në.

Por ai shtoi se deri në arritjen e këtij qëllimi mbetet edhe shumë punë për t’u bërë.

“Marrëdhëniet tona kanë hyrë në fazë vendimtare, ky është proces që do t’ju bëjë të aftë t’i zbatoni reformat për një ditë të bëheni anëtare e familjes tonë të madhe evropiane”, tha Hahn

Maqedonia dhe Shqipëria në qershor të këtij viti morën datë të kushtëzuar për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kushte e vendosura për të dyja shtetet janë të lidhura me sundimin e të drejtës. Pikërisht sundimi i të drejtës është fusha me të cilën fillojnë negociatat me BE-në, si dhe takimi dyditor përgatitor që u mbajt këtë dy ditë në Bruksel.

Hapja e skriningut me Komisionin Evropian, sipas Hanit është dëshmi për angazhimin e BE-së ndaj këtyre dy vendeve, me këtë që edhe krahas kushtëzimit të fillimit të negociatave, Komisioni Evropian “nuk humb kohë”. Vendet e tjera kandidate deri më tani nuk i kanë filluar takimet përgatitore para se të marrin dritë të gjelbër për negociata.

Gjatë fjalimit para ekipeve negociatore nga Maqedonia dhe Shqipëria, komisari Hahn përsëriti se këto takime janë dëshmi për angazhimin evropian.

“Plotësisht jam i vetëdijshëm për kompleksivitetin e detyrës, fillojmë të përgatitemi për negociata, për këtë shkak kalendari është shumë i ngjeshur për muajt e ardhshëm. Kemi për qëllim të kërkojmë dritë të gjelbër në qershor të vitit të ardhshëm, kjo është datë ambicioze sepse puna përgatitore duhet të bëhet, ndërsa kjo zakonisht zgjat një vit deri në një vit e gjysmë”, tha Hahn.

Hani i rekomandoi administratës se ka besim tek ajo ashtu si edhe tek shërbimet e Komisionit Evropian.

Komisari vlerësoi se procesi do të sjellë një konkurrencë pozitive në rajon dhe shtoi se Serbia dhe Mali i Zi, nuk kanë garanci se do të arrijnë të parët deri në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat