Shënohet incidenti i parë në prag të referendumit

Maqedonia

Shënohet incidenti i parë në prag të referendumit

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 16:16
Ilustrim

MPB ka regjistruar incidentin e parë në lidhje me referendumin e ardhshëm të ditës së dielë. Më herët mediat proopozitare raportuan se ajo ishte shkaktuar nga Sillvio Avramovski, një këshilltar i jashtëm mbi çështjet ekonomike në kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev lidhur me vendet e Kaukazit dhe Lindjes së Mesme.

23-vjeçar D.A. dhe 18-vjeçari H.C. nga Tetova, rreth orës 13:00 e 20 minuta në stacionin e policisë në Tetovë, ka raportuar se në rrugën “Marshall Tito”, në afërsi të tregut të gjelbër, rreth orës 11:50, fillimisht ishin ofenduar, dhe më pas D.A. është sulmuar nga S.A. (43) nga Tetova, njoftojnë nga policia.

“Dy aktivistët, duke shpërndarë fletushka me përmbajtje për referendumin, iu është afruar S.A. dhe u ka marr fletushkat dhe ua ka hedhur, i ka ofenduar dhe në një moment është përpjekur që t’i godisë me dorë, por pas suksesit për të shmangur goditjen, S.A. vazhdoi ta godiste në shpinë me këmbën e tij dhe me të ishin dy njerëz të tjerë që ikën nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas informacioneve të cilat i ka marr “Netpres”, Silvio Avramovski, i ka vërejtur të dy djemtë në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovë, me çka është afruar dhe fizikisht i ka sulmuar. Incidenti ka ndodhur rreth orë 11:30 para ordinancës “Apolon” ku djemtë shpërndanin materiale propagandistike për referendumin. Këshilltari i Zaevit sëpari ua ka marr materialet, pastaj i ka kërcënuar. Në në moment dhe fizikisht ka tentuar t’i sulmoj.

Ngjarja është lajmëruar në stacionin policor në Tetovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat