Nuk ka rrezik nga sëmundja “fruthi i majmunit”, janë marr masa dhe rekomandime

Maqedonia

Nuk ka rrezik nga sëmundja “fruthi i majmunit”, janë marr masa dhe rekomandime

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:28
Ilustrim

Në Maqedoni aktualisht nuk ekziston rreziku i shfaqjes së virusit “fruthi i majmunit”, dhe situata në vend dhe në rajon dhe në vendet e Evropës Perëndimore monitorohet vazhdimisht.

Këtë e deklaruan nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, i cili sot mbajti një takim të rregullt pune, ku morën pjesë përfaqësues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ku u shqyrtua situata me “fruthin e majmunit” në Britaninë e Madhe.

Me qëllim për të informuar punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe popullatën, Komisioni rekomandoi disa masa.

Në mesin e tyre, Instituti për Shëndet Publik obligohet që të përgatisë material edukativ informativ, material informativ për “fruthi i majmunit” me informacione mbi sëmundjen, mënyrën e transmetimit, masat për parandalim dhe trajtim, me qëllim informimin e popullatës dhe profesionistëve të shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat