Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë “pro” në referendumin për Marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit.
“E mbështes fuqishëm Maqedoninë në rrugëtimin drejt anëtarësimit në NATO, si dhe marrëveshjen Maqedoni-Greqi për çështjen e emrit”.
“Ftoj edhe njëherë qytetarët në Maqedoni për pjesëmarrje masive në referendum dhe votë ‘pro’. Ky është rrugëtimi i tyre”.
Në një intervistë në Info Magazine, Hashim Thaçi ka vlerësuar se Maqedonia dhe Kosaova duhet të vazhdojnë punën për integrime ndërkombëtare.
“Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është edhe në interesin e Kosovës. Vetëm duke ecur drejt perspektivës euroatlantike mund të arrijmë sukses”.