Rezultatet përfundimtare për referendumin në Maqedoni

Maqedonia

Rezultatet përfundimtare për referendumin në Maqedoni

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 08:03
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski

(E plotësuar) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e tyre ka publikuar rezultatet të referendumit të djeshëm.

Nga 94.65 për qind të vendvotimeve të procesuara, dalja ka qenë 36.52 për qind ose e përkthyer në numra 623.990 qytetarë.

Nga këto numra 570.365 (91.40%) kanë votuar “për”, ndërsa 35.570 (5.70%) kanë votuar “kundër”.

Image

Rezultatet e KSHZ-së nga 80 për qind të votave të numëruara

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), tregojnë se nga 80 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, "pro" kanë votuar 91.2 për qind e qytetarëve, "kundër" janë shprehur 5.86 për qind, derisa të pavlefshme janë 2.94 për qind.

Qytetarët e Maqedonisë në referendumin e sotëm u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin  e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë".

Në referendumin e së dielës në Maqedoni, në votime kanë dalë 36.11 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo rreth 58 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev  tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet konsensus për ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Rezultatet e KSHZ-së nga 70 për qind të votave 

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e tyre kanë publikuar rezultatet e para të referendumit të sotëm.

Nga 70.31% për qind të vendvotimeve të procesuara, dalja ka qenë 35.58 për qind ose e përkthyer në numra 423.480 qytetarë.

Nga këto numra 385.985 (91.15%) kanë votuar “për”, ndërsa 25.058 (5.92%) kanë votuar “kundër”.

KSHZ jep rezultatet e para për referendumin e sotëm

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e tyre kanë publikuar rezultatet e para të referendumit të sotëm.

Nga 29.35 për qind të vendvotimeve të procesuara, dalja ka qenë 34.15 për qind ose e përkthyer në numra 144.543 qytetarë.

Nga këto numra 131.451 (90.94%) kanë votuar “për”, ndërsa 8.855 (6.13%) kanë votuar “kundër”.

Përfundon orari zyrtar i votimit në Maqedoni, deri në ora 18:30 kanë votuar 34%

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni njofton se ka numëruar rreth 85% të votave që kanë votuar deri në orën 18:30.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski raportoi për daljen e votuesve ku tha se është 34% ose rreth 519 mijë qytetarë.

Derkovski ka thënë se Likova kryeson me më së shumti dalje të votuesve.

Të drejtën për të votuar në referendum në Maqedoni kishin 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Ata i janë përgjigjur pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?

***

Ka përfunduar orari zyrtar i votimit për referendumin e emrit në Maqedoni. Që prej orës 7:00 të mëngjesit të sotëm, 1.8 milionë qytetarë të Republikës së Maqedonisë ishin thirrur në referendumin për çështjen e emrit.

Ata ju përgjigjën pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë?

Ky votim është shumë i rëndësishëm dhe është paraprirë nga një seri vizitash të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Fitorja e “PO”-së në referendum zgjidh përfundimisht çështjen e konfiktit me Greqinë dhe i hap rrugën vendit për anëtarësim në NATO, e më pas në Bashkimin Europian.

28.83 për qind dalja e votuesve deri në 17:00

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, Oliver Derkovski në një konferencë për media, raportoi për jehonën e votuesve deri në ora 17:00.

Sipas tij, deri në këtë kohë të drejtën e votës e kanë realizuar 28.83 për qind e qytetarëve dhe se votimi ka rrjedhur pa incidente të theksuara.

Ndryshe, vendvotimet në Maqedoni do të mbyllen në ora 19.00.

***

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka njoftuar se deri në orën 15:00 kanë votuar vetëm 22.5% e qytetarëve.

Përkthyer në numër të votave i bie se në referendum kanë dalë deri tash vetëm 334 mijë veta.

Të drejtën për të votuar e kanë 1 milion e 800 mijë veta. Në Maqedoni sot po votohet për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe marrëveshjen për emrin me Maqedoninë.

Referendumi në Maqedoni, 16 për qind dalje e votuesve deri në orën 13:00

  Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev ka votuar në vendvotimin me numër 1730 në SHF "Nikolla Vapcarov" në Strumicë.

Ai në votim ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten Zorica dhe djalin Dushko.

Menjëherë pas votimit, kryeministri Zaev në deklaratë ka thënë se dita e sotme është e bukur dhe festë e re për Republikën e Maqedonisë.

Duke shtuar se qytetarët dalin dhe votojnë për të ardhmen e vendit dhe me vendimin e bëjnë të njëjtën si në të kaluarën, në gjitha momentet kryesore për Republikën e Maqedonisë, duke sjellë vendime serioze dhe të rëndësishme të cilët e trasojnë rrugën e vendit për të ardhmen edhe gjeneratave të ardhshme të cilët vijnë.

Zaev: Sot është ditë festë për Maqedoninë

"Sot është festë e vërtetë. Unë pres përmes votës masive, me jehonën e madhe edhe një herë të vërtetohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti politik i qytetarëve e cilësdo parti politike apo përcaktimi politik. Pres Kuvendi ta ndjek vendimin e shumicës së qytetarëve e cila sot do të jetë kahe e qartë se në ç' drejtim duhet të lëviz vendi. Pres pas këtyre vendimeve Maqedonia përfundimisht të arrijë qëllimet e saja strategjike- të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë- NATO dhe të jetë anëtare e Unionit më të fuqishëm ekonomik në botë BE", ka deklaruar kryeministri Zaev para gazetarëve të shumtë vendor dhe të huaj të cilët e kanë ndjekur votimin e tij në referendum në Strumicë.

Në pyetjen e gazetarëve se sa kryeministri është i bindur se do të ketë vota ‘Për”, Zaev tha se pret shumicë, shumicë të madhe të qytetarëve që të jenë “Për”.

Zaev: Besoj në vota pro BE-së dhe NATO-s

Image

"Unë besoj se shumicë, shumicë e madhe e qytetarëve do të jetë PËR, pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve tanë janë për BE dhe NATO. Unë besoj se ajo shumicë e madhe, si në çdo demokraci, do të jetë udhërrëfyes preciz për qytetarët, për ne politikanët dhe Kuvendin që të ndjekin dëshirat e qytetarëve, ndërsa në fund Kuvendi ta votojë atë dëshirë, pasi aty vërtetohet e ardhmja jonë", ka thënë kryeministri Zaev. Në pyetjen se çka i ka rekomanduar djalit të tij Dushko, kryeministri i RM-së ka thënë se bashkë ka ardhur me djalin dhe duke votuar bashkë janë përcaktuar për të ardhmen e vendit. "Ka ardhur edhe ai me mua të sheh se si ne prindërit sjellim vendime të guximshme dhe serioze të përcaktojmë të ardhmen e tyre, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që vijnë pas nesh. Unë jam i lumtur që sot djali im e ndan këtë mundësi historike me mua si prind, por edhe si qytetar i këtij vendi, që tu sigurojmë atyr e, fëmijëve të ardhme më të mirë", ka thënë kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas votimit në vendlindjen e tij në Strumicë.

Referendumi i sotëm në Maqedoni mbahet në lidhje me ,marrëveshjen historike të arritur mes këtij shtetit dhe Greqisë sa i përket emrit zyrtar të Maqedonisë.

Votimi do të zgjas deri në orën 19:00 sot.

***

Sipas KSHZ-së në referendum deri në orën 13:00, kanë votuar 261 mijë votues, gjegjësisht 16.00 për qind.

Dalja nëpër komuna sipas KSHZ-së:

“Komuna Aerodrom 18 për qind,

Haraçinë 15.4.

Butel 16.8 për qind,

Gjevgjeli 19.55 për qind,

Zhelinë 10.77 për qind,

Kumanovë 16.15 për qind,

Gostivar 12.25 për qind,

Negotivnë 15.25,

Studeniçan 13.68 për qind”, kanë bërë të ditur nga KSHZ.

Dita sipas KSHZ-së ka kaluar me disa incidente të vogla dhe nuk ka prishje serioze të rendit dhe qetësisë.

Referendumi, deri në ora 11:00, dolën 8.03 për qind e qytetarëve

Ndërpritet votimi në fshatin Gërçec të komunës së Sarajit në vend votimin 2436, për shkak të mungesës së 13 fletëvotime. Përndryshe, në referendumin e Maqedonisë, të drejtë vote sot kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. 

Voton edhe Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot pasi që sot votoi lidhur me referendumin në deklaratën e tij për media u shpreh:

“Besoj te kemi një ditë të qetë pa probleme, një ditë feste dhe besoj plotësisht n ë përgjigje masive të qytetarëve të Maqedonisë në lidhje me referendumin”.

Image

***

Në Maqedoni po zhvillohet referendumi për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, i cili është vlerësuar si historik për të ardhmen euroatlantike të vendit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kumtoi se deri në orën 11:00, në votime kanë dal 8.03 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Vendvotimet janë hapur në kohë dhe deri më tani është raportuar për një incident në një komunë të Shkupit ku një person ka depërtuar në një vendvotim dhe ka fyer anëtarët e komisionit zgjedhor dhe të pranishmit e tjerë, por gjendja është qetësuar pas ndërhyrjes së policisë e cila ka ndalur personin në fjalë.

Nga KSHZ-ja thanë se deri në orën 11:00 kanë pranuar shtatë ankesa, tre prej të cilave janë refuzuar ndërsa të tjerat janë duke u shqyrtuar.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote janë ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

***

Nga asociacioni qytetar MOST thanë se dalja e qytetarëve deri në ora 10 është 5.2%, me mundësi gabimi prej 0.2%.

“Sipas të dhënave të vërtetuara nga vëzhguesit e zyrave rajonale të MOST-it në vendvotim është vërejtur vetëm një incident më i vogël, ku në hyrjen e objektit ku është e vendosur vendvotimi 2171 është shkruar në fshatin Jegunovce grafit me përmbajtje ofenduese dhe është thirrur policia dhe bërë regjistrimi i incidentit”, thotë përfaqësuesi i MOST-it duke shtuar se konferenca e ardhshme për shtyp do të jetë në ora 17:30.

Për incidentin në Novo Lisiçe, përfaqësuesi i MOST-it, ekipi i MOST-it nuk ka qenë në kohën e incidentit dhe tha se tashmë atmosfera është e qetë dhe votimi është zhvillohet pa probleme.

Image

Voton Ali Ahmeti

Në këto momente ka hedhur votën edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai gjatë fushatës është deklaruar pro referendumit.

***

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 9:00, në tetëdhjetë komunat e Maqedonisë kanë dal për të votuar 2.45 %, e qytetarëve me të drejtë vote.

Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi tash dy orë e gjysmë po vazhdon në mënyrë të rregullt.

Pjesëmarrja deri në orën 09:00:

Image

Ai ka se kanë informatat që kanë marrë nga 71.53 për qind e vendvotimeve, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 9:00, është 2.45 për qind.

Sipas tij, deri në këto momente janë tri ankesa, të cilat janë refuzuar nga KSHZ-ja.

Image

Hapen kutitë, fillon votimi për emrin e Maqedonisë

Qytetarët në Maqedoni kanë filluar të dalin në pikat e votimit për të votuar lidhur me referendumin për emrin e Maqedonisë.

Në pika të votimit dhe rrugë të Shkupit ende është qetë në këto orë të para të mëngjesit, megjithatë nga anketat e bëra me qytetarë dhe vëzhgues, thonë se pritet që të ketë interesim të madh sot.

Qytetarët që kanë dalë në votim i thanë se presin që të bëhet me mirë pas kësaj dite.

Ndërkohë, Gjyljana Zairi, drejtoreshë në qendrën 2827 në shkollën fillore "Kongresi i Manastirit" në komunën e Çairit, tregoi se çdo gjë ka filluar me kohë në këtë pikë votimi dhe me të gjitha materialet e nevojshme.

Zairi: Do të ketë  më shumë interesim për të votuar

“Çdo gjë ishte në rregull, i kemi përgatitur qysh dje, vendvotimi në ora 7 është hapur i kompletuar ...po kisha thënë ka më shumë interesim sesa për zgjedhje në mes partive, mendoj që do të ketë më shumë për të votuar“, ka thënë ajo.

Kurse, Ada Marina, pasi votoi tha se shpreson që do të bëhet.

Image

Marina: Referendumi do të jetë i suksesshëm

“Mendoj se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe shpresoj që do të bëhet më mirë”, ka thënë ai.

Në këtë pikë votimi të drejte vote kanë 1006 votues.

Të drejtë vote sot kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19.

Votimi do të monitorohet nga 11 927 vëzhgues nga vendi dhe 493 të huaj. Lista zgjedhore numëron gjithsej 1 milion e 806 mijë e 336 votues me të drejtë vote.

Image

***

Në orën 7:00 janë hapur zyrtarisht kutitë e votimit për referendumin për çështjen e emrit të shtetit, të cilat do të jenë të hapura deri në orën 19:00.

Të drejtë vote anë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka akredituar 11.907 vëzhgues vendor, 493 vëzhgues dhe 194 përkthyes të huaj. Përveç vëzhguesve dhe gazetarëve vendor, KSHZ njoftoi se ka akredituar edhe 83 gazetarë nga 32 media ndërkombëtare, ndërsa shumë te tjerë janë refuzuar pasi kanë aplikuar jashtë afatit ligjor.

Nga organizatat vendore, referendumin do ta vëzhgojnë Shoqata për iniciativa dhe politika qytetare, Lidhja e Shoqatave të qytetarëve “Platforma maqedonase kundër varfërisë”, OJQ MOST, Qendra për liri CIVIL, Lenka, Shoqata për afirmimin e vlerave humane dhe integrim të rinisë Mak Sonce, Shoqata Qendra nacionale rome, Lëvizja evropiane për Qytetin e Shkupit, Shoqata Inkluziv dhe Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat