Qytetarët presin ndryshime pozitive në vend pas referendumit

Maqedonia

Qytetarët presin ndryshime pozitive në vend pas referendumit

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 12:31
Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë dalë të votojnë në referendumin për ndryshimin e emrit, pasuar nga marrëveshja me Greqinë, për Radion Evropa e Lirë thonë se presin që Maqedonia të shpëtojë nga izolimi, të përmirësohet standardi jetësor, ndonëse janë skeptik se do të zhduket korrupsioni dhe do të funksionojë drejtësia për të gjithë në formë të barabartë.

“Pikë së pari unë mendoj se pas 30 shtatorit në Maqedoni do të ketë ndryshime radikale, ky është mendimi im personal".

"Po ajo se a do të largohet menjëherë krimi i organizuar, kjo është çështje me pikëpyetje të madhe sepse shumë shoqëri e kanë bërë këtë tranzicion dhe de fakto menjëherë s`ka pasur rezultate adekuate. Por, unë jam pro anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE sepse me anëtarësimin në këto struktura imponohen edhe për Maqedoninë standarde mëë larta”, thotë Ramiz Rexhepi.

Përderisa, Petar Kaevski thotë se referendumi vendos themelet e shtetit të Maqedonisë.

“Behët fjalë për jetë më të mirë, për shtetin e Maqedonisë pse mos të dilet në referendum. Unë pres që Maqedonia si shtet edhe pse i vogël të marr një pozitë të rëndësishme në institucionet relevante ndërkombëtare. Ky referendum paraqet një moment historik për vendin, për të ardhmen”, thotë Kaevski.

Ndërkaq, Krume Tasevski thotë se vota për referendumin paraqet votë për të ardhmen e shtetit.

“Për të ardhmen e shtetit bëhet fjalë. Unë jam njeri në moshë dhe kam kaluar shumë. Por, referendumi pres që të hap shumë perspektiva për të rinjtë. Të përforcohen kapacitet e institucioneve , të rimëkëmbët ekonomia që të rinjtë t'i kemi këtu dhe jo ata të shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit”, thotë Tasevski.

Image
Maqedoni

Islam Beadini pret që të përmirësohet gjendja ekonomike.

“Me siguri do të fillojë të përmirësohet gjendja ekonomike”, thotë Islami.

Ali Qerimi, referendumin e quan historik sepse siç shprehet, Maqedonia pret të shpëtojë nga izolimi.

“Për mua ky referendum paraqet moment historik, kushtimisht do të thosha thyhet dryni i cili për disa dekada e ka mbajtur të bllokuar Maqedoninë sa i përket procesit të integrimit".

"Moszgjidhja e çështjes së emrit të Maqedonisë e ka mbajtur të mbyllur brenda hekurave të kufijve shtetërorë, njerëzit kanë pasur nevojë të ndjehen si qytetarë të Evropës", thotë Qerimi.

Vlentin Georgievski thotë se ka dalë të votojë sepse ka shumë pritje pas referendumit.

“Kam pritje të mëdha për një jetë më të ndritur për Maqedoninë që e duam”, thotë Georgievski.

Përderisa, Aleksandar Filipoviq thotë se i përket grupit që bojkoton referendumin. Sipas tij, ky referendum dëmton interesat e shtetit.

“Mendoj se gjërat që do të vijnë pas referendumit janë të dëmshme për Maqedoninë si shtet. Problemi është se populli maqedonas është i ndarë, nuk flet me një zë sa i përket interesave shtetërore”, Aleksandar Filipoviq.

Qytetarët e Maqedonisë në referendum deklarohen në pyetjen “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, me pranimin e marrëveshjes së Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë” duke u shprehur “për" ose “kundër”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat