Edi Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Sot votohet për të ardhmen e fëmijëve - Bota Sot
Edi Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Sot votohet për të ardhmen e fëmijëve

Maqedonia

Edi Rama mesazh shqiptarëve të Maqedonisë: Sot votohet për të ardhmen e fëmijëve

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 16:21
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka dhënë një mesazh për referendumin në Maqedoni.

Rama shkruan se çdo shqiptar i Maqedonisë duhet ta kuptojë përgjegjësinë e vetë që ka sot, pavarësisht bindjeve politike.

“Uroj shumë që çdo shqiptar i Maqedonisë ta kuptojë peshën e përgjegjësisë që ka sot, pavarësisht çdo bindjeje politike a përkatësie partiake. Sot në Maqedoni votohet për fëmijët dhe kush nuk voton rrezikon të ardhmen e tyre!”, shkruan Rama.

Përndryshe, sot në Maqedoni votohet për marrëveshjen me Greqinë, e cila u nënshkrua në qershor të këtij viti. Ndërsa nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftuan se deri në orën 15:00 kanë votuar 22.56 për qind e qytetarëve të regjistruar në Listën Zgjedhore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...