Janë mbyllur gjithë vendvotimet, fillojnë konferencat e partive

Maqedonia

Janë mbyllur gjithë vendvotimet, fillojnë konferencat e partive

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 19:51
Maqedoni

Në orën 19:00 janë mbyllur vendvotimet në të cilat qytetarët mund të deklaroheshin në pyetjen “A jeni për anëtarësimin në BE dhe NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë? me mundësinë PRO ose KUNDËR.

Pas daljes në vendvotime mund të votonin vetëm personat të cilat në atë moment janë hasur në objektin ku votohet.

Të drejtë vote kishin një milion e 806 mijë e 336 votues të regjistruar në Listën Zgjedhore. U votua në 3.748 vendvotime të cilat ishin hapur nga ora 7 deri në orën 19:00.

Sipas të dhënave të fundit të cilat i publikoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), dalja deri në orën 18:30 ishte 34%.

Të gjithë pritet shpejt të dalin në konferenca, ndërkohë kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka thënë se pas dy orësh kur dalin rezultatet do të kenë mundësi për pyetje të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat