Nga 97% e votave të numëruara: "Pro" 91,37 %, "kundër" 5,64 %

Maqedonia

Nga 97% e votave të numëruara: "Pro" 91,37 %, "kundër" 5,64 %

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 00:14
KSHZ

Rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ), tregojnë se nga 97 për qind e vendvotimeve të numëruara deri më tash, "pro" kanë votuar 91.37 për qind e qytetarëve, "kundër" janë shprehur 5.64 për qind, ndërsa fletëvotime të pavlefshme janë 2.99 për qind.

Sipas këtyre të dhënave, në votim në lidhje me referendumin për emrin e ri të Maqedonisë dolën 649.373 votues ose 36.79 për qind.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha në konferencën e fundit për media tha se KSHZ-ja do të njoftojë rezultatet zyrtare në afatet e përcaktuara me ligj ditën e hënë.     

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë në referendumin e së dielës u prononcuan për pyetjen "Nëse jeni për anëtarësim në BE dhe NATO me pranimin  e Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë". 

Kryeministri Zoran Zaev  tha se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse nuk arrihet konsensus për ndryshimet kushtetuese, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat