Koment: Dështimi i referendumit në Maqedoni një mësim i hidhur

Maqedonia

Koment: Dështimi i referendumit në Maqedoni një mësim i hidhur

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 08:37
Maqedoni

Pjesëmarrja e ulët në referendumin për emrin në Maqedoni është një pikënisje e keqe për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, mendon Adelheid Feilcke.

Dështimi qartazi i referendumit në Maqedoni si rrjedhojë e një pjesëmarrjeje  shumë të ulët është një mësim i hidhur për shumë palë: Për qeverinë në Shkup, për qeverinë në Athinë, për mbështetësit në BE dhe në NATO dhe për rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjë peshë të veëantë, prej tij varej diëka e madhe: bëhej fjalë për emërtimin e ri të shtetit të Ballkanit, për pajtimin me Greqinë dhe kësisoj për anëtarësimin në NATO dhe në BE, shkurt pra për të ardhmen e republikës së vogël në bashkësinë e shteteve dhe të vlerave europiane dhe perëndimore.

Ende këto nuk janë humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferën në popull, gjë që të fut në mendime. Edhe pse tani shumë përpiqen ta zbukurojnë situatën, për faktin se 90 përqind e votuesve u shprehën pro, shumica e madhe në vend heshti dhe bojkotoi në mënyrë aktive. E kësisoj mungon miratimi i gjerë i shpresuar për një proces, që në referendum kishte ndërlidhur qartazi tre ëështje të së ardhmes: Marrëveshja me Greqinë. Integrimi në BE dhe në NATO. Ndaj dështimi i referendumit është edhe një sinjal paralajmërues jo vetëm për zhvillimet në vend, por edhe për orientimin e ardhshëm gjeopolitik të Balllkanit.

Pavarësisht mbështetjes masive nga politikanë të nivelit të lartë si kancelarja Merkel, presidenti i Këshillit të BE-së Kurz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatë javëve të fundit nuk ia arritën ta mobilizojnë sa duhet popullin dhe ta bindin atë për avantazhet e marrëveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ëshë rezistenca e kundërshtarëve, të cilët donin pjesërisht të ndëshkonin qeverinë dhe pjesërisht të mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon përëarjen politike të shoqërisë maqedonase dhe një pasiguri të madhe lidhur me ëështjen e identitetit kombëtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombëtare do të pakësoheshin në favor të një perspektive europiane, nuk doli. Përkundrazi: konfrontimi edhe më emocional për ëështjen e emrit stilizohet si temë e kombit dhe identitetit maqedonas.

Image
Adelheid Feilcke

Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatë të cilave brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar është bërë shumë pak për ta zgjidhur grindjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e Maqedonisë dhe trashëgiminë e perandorisë antike. Këmbëngulja, frika dhe plagët në Shkup janë të thella. Euforia e deritanishme për BE-në dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.

Edhe nëse frikërat prej influencës ruse nuk u vërtetuan në referendum, narrativa antiperëndimore po zgjerohet. Lufta për kokat në Maqedoni është në kulmin e saj. Pas referendumit të dështuar, kryeministri i Maqedonisë tani të gjitha shpresat i var tek e vetmja kartë që i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisë të votojë për marrëveshjen me Greqinë, për të cilën janë të nevojshme dy të tretat e votave të deputetëtve. Të dielën në mbrëmje ai u bëri thirrje deputetëve të opozitës që ta mbështesin. Në rast të kundërt në dhjetor do të shpallen zgjedhjet e reja.

Partia në opozitë VMRO DPMN triumfon pas dështimit të referendumit dhe e shpall qeverinë e Zaevit e po ashtu edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë të dështuar. Pavarësisht përbetimit, se është gjithashtu për integrimin në BE dhe në NATO, opozita tregohet lidhur me ëështjen e emrit e palëkundshme dhe pas suksesit të bojkotit të sotëm e inkurajuar.

Me luftrat në politikën e brendëshme ajo po mban peng të gjithë vendin. Ajo që duket e pamundur duhet të ndodhë tani, disa deputetë nga radhët e opozitës duhet të ndryshojnë mendjen për arritjen e shumicës së nevojshme të dy të tretave. Në rast të kundërt marrëveshja me Greqinë është e dështuar, antarësimi në NATO dhe në BE do të jetë sërish i largët. Pasojat për Maqedoninë do të ishin fatale. E ardhmja e vendit sërish do të jetë më shumë se e pasigurtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat