Demokracia e Re nuk do ta mbështes marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Demokracia e Re nuk do ta mbështes marrëveshjen e Prespës

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 13:09
Ilustrim

Demokracia e Re do të bëjë çdo përpjekje të mundshme që të mos hy në fuqi marrëveshja e dëmshme kombëtare e Prespës, deklarojnë nga partia opozitare greke lidhur me referendumin në Maqedoni.

Në deklaratë përsëritin pikëpamjen e tyre se që nga momenti i parë partia ka theksuar se marrëveshja ishte kombëtarisht e dëmshme ndaj Greqisë dhe prandaj në qershor ata paraqitën një mocion mosbesimi kundër qeverisë.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, partia më e madhe e opozitare në Greqi, komenton se, ndërsa SYRIZA dhe Grekët e Pavarur ndryshe e vlerësojnë rezultatin e referendumit, konfirmon se “ata janë indiferentë ndaj interesit kombëtar dhe i japin prioritet qëndrimit të tyre në pushtet edhe për disa muaj”

Marrëveshja e Prespës duhet të ratifikohet në Kuvendin e Greqisë. Koalicioni qeverisës i kryeministrit Alexis Tsipras me nacionalistët gjithashtu, nuk kanë qëndrim të unifikuar. Ministri i Mbrojtjes, Panos Kammenos, nga Grekët e Pavarur, e kundërshtojnë ratifikimin. Përkundrazi ai u shpreh i kënaqur nga dalja e pakët e votuesve në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat