OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka harxhuar miliona euro të qytetarëve gjatë fushatës për referendum

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka harxhuar miliona euro të qytetarëve gjatë fushatës për referendum

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 16:37
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, një ditë pas referendumit ka akuzuar LSDM-në për harxhime të mëdha të parave të qytetarëve për fushatën e referendumit.

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se LSDM gjatë fushatës ka harxhuar miliona para të qytetarëve për qëllime personale.

“E vetmja që e kishin të rëndësishme për këtë fushatë ishte promovimi, që edhe ky ishte proces i dështuar, pasi qytetarët e dinë kapacitetin e qeverisë dhe kanë parë gjitha krimet e Qeverisë së Zaevit. Pyesim Zoran Zaevin, sa para të popullit harxhuan për fushatën për referendumin e pasuksesshëm?”, tha Arsovski.

Ai tha se fushatën LSDM-ja e ka filluar para terminit të paraparë dhe kështu shtoi se ka pasur harxhime shtesë.

“Qytetarët presin përgjigje menjëherë, sa para u harxhuan nga xhepat e tyre për referendumin e pasuksesshëm të qeverisë”, shtoi Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat