Gjykata e Apelit ulë dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev

Maqedonia

Gjykata e Apelit ulë dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 17:33
Boro Stojçev

Gjykata e Apelit në Shtip ka ulur dënimin për kryetarin e Novo Sellës, Boro Stojçev, nga 18 muaj burg në gjashtë muaj.

Informacionin e ka konfirmuar Gjykata Themelore e Strumicës.

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e avokatëve të Stojçevit për lartësinë e dënimit, i cili nga Gjykata e shkallës së parë u dënua 1.5 vite burg.

Përveç për Stojçevin dënimet janë ulur edhe për gruan dhe nipin e tij, nga një vit burg në tre muaj, ndërsa të akuzuarit të pestë gjithashtu i është ulur dënimi nga 9 muaj në tre muaj burg.

Përndryshe, më 10 korrik kryetari i Novo Sellës së bashku me katër persona tjerë u kap nga policia gjatë tentimit për kontrabandë me cigare në afërsi të kufirit Maqedoni-Bullgari. Më pas u konfiskuan rreth 3300 kuti me cigare në vlerë prej 3 milionë denarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat