LSDM: Misioni i vetëm i Ivanovit është rrezikimi i ardhmërisë dhe mbrojtja e krimit të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Misioni i vetëm i Ivanovit është rrezikimi i ardhmërisë dhe mbrojtja e krimit të OBRM-PDUKM-së

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 22:07
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov, i cili sot tha se është realitet se referendumi ka dështuar dhe kërkoi përgjegjësi nga qeveria.

Nga LSDM thonë se misioni i vetëm politik i Gjorge Ivanovit është rrezikimi i të ardhmes dhe të mbrojtë me çdo kusht krimin e OBRM-PDUKM-së.

“Pjesa e fundit e mbetur nga regjimi i OBRM-PDUKM-së është person që dëshiron që Maqedonia të mos ketë sukses, person që dëshiron që Maqedonia të mbetet e izoluar. Ivanov nuk kujdeset fare për të ardhmen e shtetit dhe qytetarët e saj, ai fuqimisht qëndron në anën e të kaluarës së errët të izolimit, ngecjes dhe pavarësisë”, theksohet në kumtesën e LSDM-së.

Ata në fund shtojnë se “sado që të përpiqet Ivanovi, qytetarët nuk do t’i lejojnë që ta frenojë të ardhmen e Maqedonisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat