Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Maqedonia

Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 12:42
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka thënë se edhe përkundër situatës në vend pas referendumit të 30 shtatorit, Ligji i gjuhëve do të publikohet në Gazetën Zyrtare.

“Kjo nuk është çështje e premtimeve të mia, por çështje e detyrimeve ligjore. Pavarësisht kur do të ndodh kjo”, tha Xhaferi.

Ai shtoi se publikimi i ligjit në Gazetën Zyrtare nuk është si pasojë e situatës së re pas referendumit dhe se nuk do të ndikojë negativisht në sigurimin e 80 deputetëve, të cilët duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese.

Përndryshe, Ligji i për përdorimin e gjuhëve për herë të dytë u votua më 14 mars të këtij viti, por akoma nuk është dekretuar nga presidenti Gjorge Ivanov.

Ligji akoma nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare, ndërsa më herët Talat Xhaferi kishte deklaruar se kjo do të bëhet pas referendumit të 30 shtatorit së bashku me marrëveshjen për emrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat