Fajon: Çdo skenar tjetër përveç kompromisit me Greqinë është hap prapa

Maqedonia

Fajon: Çdo skenar tjetër përveç kompromisit me Greqinë është hap prapa

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 16:25
Tanja Fajon

Deputetja nga grupi i socialdemokratëve, Tanja Fajon për AIM tha se është e kënaqur nga mbështetja që qytetarët e Maqedonisë ia dhënë mbështetje marrëveshjes me Greqinë dhe pse shqetëson dalja e ulët në votim.

Ajo mendon se tani në radhë është Kuvendi për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

“Kryeministri Zaev e ka mbështetjen e plotë timen dhe mendoj se marrëveshja do të miratohet, çdo skenar ndryshe do të thotë hap mbrapa”, rekomandon Fajon.

Maqedonia, përkujton ajo, gjatë kohë nuk ka qenë gjendje të përparonte dhe ka humbur shumë kohë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s. Ajo mendon se marrëveshja mund të ketë sukses.

Rreth bojkotit ajo tha se “ne nuk e dimë se kush janë ato njerëz të cilët bojkotojnë dhe pse, unë u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin përgjegjësi për vendin e tyre.

Ajo shtoi se ideja për zgjedhje të parakohshme nuk është ide e mirë.

E pyetur nëse ishte e nevojshme që Bashkimi Evropian të tregonte më shumë guxim në dhënien e një date të qartë për negociatat, Tanja Fajon u përgjigj se “më së shumti guxim ka treguar Zoran Zaev”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat