Gjermania kërkon të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë

Maqedonia

Gjermania kërkon të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes midis Maqedonisë dhe Greqisë

Më: 2 tetor 2018 Në ora: 17:53
Gjermania

Gjermania u bashkua në thirrjet drejtuar Maqedonisë ta zbatojë marrëveshjen me Greqinë me çka do të hapen rruga e shtetit drejt NATO-s dhe BE-së.

Zëdhënësi i kancelares Angela Merkel, Steffen Seibert deklaroi se përkrahje e madhe në referendum është arsye më shumë për vazhdimin e marrëveshjes, edhe pse dalja ishte e vogël.

Sipas Seibert, është e rëndësishme të vazhdohet me përkrahjen e zbatimin të marrëveshjes, e cila, siç tha ai, paraqet mundësi historike për tejkalimin e një pengese në raportet e Maqedonisë me NATO-n dhe BE-në.

Zëdhënësi i Merkelit thekson se censusi i 50%, që nuk u arrit, është shumë i lartë, sepse listat zgjedhore përfshijnë shumë njerëz të cilët shumë më parë e kanë braktisur vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat