CDU: Opozita të mos e bllokojë marrëveshjen me Greqinë, pasi rrezikon izolim afatgjatë

Maqedonia

CDU: Opozita të mos e bllokojë marrëveshjen me Greqinë, pasi rrezikon izolim afatgjatë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 10:06
Ilustrim

“Me mbi 91 për qind të votave “Për” votuesit në Maqedoni dhanë mbështetje të madhe për rrugën evropiane dhe për perspektivë më të madhe të vendit në BE dhe NATO”, porositi zv.kryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestagun gjerman, Johan David Vadelul.

Partia gjermane në pushtet CDU/CSU konsideron se opozita nuk guxon ta bllokojë perspektivën e Maqedonisë për NATO dhe BE. Kjo parti paralajmëron se mossuksesi i marrëveshjes për emrin do ta izolojë vendin për një kohë të gjatë.

“Në referendumin në Maqedoni mbi 91 për qind e votuesve votuan për ndryshim të emrit të shtetit në “Maqedonia Veriore”, ndërsa në të njejtën kohë edhe për perspektivë të mëtutjeshme të vendit të tyre në NATO dhe BE. Megjithatë, censusi i nevojshëm prej 50 për qind nuk u arrit. Prej këtu, vendimtare do të jetë votimi në Parlament”, thotë Vadelul.

Grupi i deputetëve të CDU/CSU i bën thirrje opozitës në Maqedoni të dakordohet me, siç theksojnë, votimin e rëndësishëm historik në Parlament për amandamentet kushtetuese sepse në të kundërtën, do të ishte përgjegjëse politike për bllokimin e kësaj rruge për Maqedoninë në afat të gjatë dhe me atë të izolohet vendi nga Evropa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat