Dimovski: Listën e pastroi LSDM, nuk fshihen dot shtetasit e Maqedonisë

Maqedonia

Dimovski: Listën e pastroi LSDM, nuk fshihen dot shtetasit e Maqedonisë

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 19:56
Deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski,

Deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, në profilin e tij në Fejsbuk ka reaguar në lidhje me idenë e pastrimit të Listës Zgjedhore. “Lista zgjedhore nuk përpilohet në bazë të regjistrit të të siguruarve shëndetësor, bujqve që marrin subvencione ose shkrimtarëve që marrin para për botim të librave… Lista zgjedhore bëhet në bazë të regjistrit të shtetasve të Republikës së Maqedonisë që e mirëmban Ministria e Punëve të Brendshme… Do të thotë, jo në bazë të listët së banorëve, por në bazë të regjistrit të shtetasve… Kudo që të jetoni në planetë, nëse jeni shtetas i Republikës së Maqedonisë, duhet të jesh pjesë e listës zgjedhore…

Ashtu ka qenë prej vitit 1990 e këtej… Për ata që nuk e dinë, sipas atij regjistri të shtetasve, numri i shtetasve është mbi 2.4 milion, prej të cilëve rreth 1.8 milion janë të moshës së rritur… Shoh që mbështetësit e LSDM kritikojnë LSDM se nuk bën pastrimin e listës… Mos i kritikoni, ajo është kjo, nuk mund të fshihet nga lista nëse dikush është shtetas… Plus, listën para dy vjetëve e pastroi KSHZ e udhëhequr nga LSDM… Mjaft më në këtë temë….”, shkruan Ilija Dimovski në profilin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat