Përsëri anulohet seanca për rastin “Tenderët”

Maqedonia

Përsëri anulohet seanca për rastin “Tenderët”

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 12:01
Ilustrim

Gjyqi për ish-Ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe të pandehurit e tjerë për rastin “Tenderët” u anulua përsëri në Gjykatën Penale të Shkupit.

Arsyeja për anulim ishte se avokatët, Elenço Millovanov dhe Sashko Dukovski janë në të njëjtën kohë në gjykim për rastin e ngjarjeve në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.

Ata kërkuan që seanca të shtyhej. Gjyqtari, Osman Shabani ka planifikuar 9 seanca për në fund të muajit dhjetor. Në seancën e ardhshme, gjykimi duhet të fillojë që nga fillimi, sepse nga dëgjimi i mëparshëm deri në seancën e ardhshme kanë kaluar 90 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat