Zaev: Kërkesat e OBRM-PDUKM-së janë të papranueshme

Maqedonia

Zaev: Kërkesat e OBRM-PDUKM-së janë të papranueshme

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 13:34
Zoran Zaev

Kërkesat e OBRM-PDUKM-së, për qeveri teknike me mandat prej 100 ditëve sipas modelit të Përzhinos, për Prokuror Publik të ri dhe Komision anketues për referendum janë absolutisht të papranueshme, për kryeministrin Zoran Zaev.

“As nuk ka arsye, as nuk ka nevojë që të diskutohet për këto punë. Vetë institucionet kanë dhënë komentet e tyre. Të kërkohet komision i cila do ta rishikoj referendumin se a ka qenë i ligjshëm, se a ka ligjshmëri në zbatimin dhe kushte të ngjashme, ku kryetari i KSHZ-së është nga OBRM-PDUKM, ku në udhëheqjen e gjykatës nuk është ndryshuar asnjë anëtarë. Kërkesat e tilla i duan vetëm për vete”, tha Zaev.

Ai deklaroi se ka ngelur që në ditët në vijim të bisedojë me deputetët në Kuvend, siç tha, në një atmosferë normale dhe shoqërore.

Kjo do të jetë për vendin sepse Maqedonia nuk do të humb muaj, por shtoi se, gjithsesi ekziston mundësia që kjo situatë të zgjidhet nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat siç tha Zaev, nuk i dëshiron.

I pyetur se a do të bisedojë me liderin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskin, kryeministri Zaev u përgjigj se nuk do të takohet me atë.

Në pyetjen se a mundet që opozita t’i bojkotojë zgjedhjet nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, Zaev tha se nuk beson në këtë mundësi, sepse ai proces është rrumbullakësuar në takimin e liderëve me pranimin e qeverisë teknike dhe me atë absolutisht është rrumbullakosur procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat