Zaev: Kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë të papranueshme

Maqedonia

Zaev: Kërkesat e VMRO-DPMNE-së janë të papranueshme

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 14:33
Zoran Zaev

Kërkesat e VMRO-DPMNE-së për një Qeveri Teknike sipas modelit të Përzhinos, me mandat prej 100 ditëve, shkarkimi i prokurorit aktual dhe emërimi i një prokurori të ri i propozuar nga opozita si dhe formimi i një Komisioni Anketues hetimor për referendumin janë absolutisht të papranueshme, tha sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në Ohër.

“Nuk ka as arsye, as nevojë për të diskutuar gjëra të tilla. Vetë institucionet kanë dhënë komentimet e tyre. Të kërkohet komision i cila do të kontrolloj nëse referendumi ka qenë i ligjshëm, në kushte kur kryetari i KSHZ-së është nga VMRO-DPMNE, si dhe kur Gjykata Administrative nuk ka pësuar as një ndryshim, vetvetiu tregon se çfarë dëshirojnë me kërkesa të këtilla”, theksoi kryeministri Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat