Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kapen 45 kilogram drogë

Maqedonia

Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” kapen 45 kilogram drogë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:19
Foto

Me automjet me tabela të Shqipërisë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, administrata doganore mbrëmë gjeti 45 kilogram drogë. Vozitësi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë morën padi penale për prodhimin dhe shitjen e 34.6 kilogramëve marihuanë dhe 9.8 kilogramë hashish.

Siç informojnë sot në konferencë për shtyp nga administrata doganore, mbrëmë rreth orës 12:30 në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në dalje të Maqedonisë me automjet me tabela të Shqipërisë drejtuar nga personi O.L dhe bashkudhëtarja A.J nga Shqipëria, doganierët pas kontrollit të poshtëm të automjetit kanë gjetur 49 paketime, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shefja e shërbimin kundër kontrabandim, Liljana Zhivkoviq-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ka qenë e destinuar për tregun e zi në Greqi dhe Turqi, dhe është me prejardhje nga Shqipëria.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat