Mançevski: Ekzistojnë deputet të mirë dhe ndershëm në OBRM-PDUKM, por kanë presione

Maqedonia

Mançevski: Ekzistojnë deputet të mirë dhe ndershëm në OBRM-PDUKM, por kanë presione

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 21:27
Damjan Mançevski

Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informative, Damjan Mançevski në intervistën e sotme në Televizionin Kanal 5 tha se beson se ekzistojnë njerëz të mirë dhe të ndershëm në OBRM-PDUKM.

“Tani kjo varet nga deputetët, nëse janë për BE dhe NATO apo jo. Unë ende besoj se ka njerëz në OBRM-PDUKM që i dëshirojnë të mirën shtetit dhe se do të inkurajohen dhe do ta bëjnë hapin e duhur në shtet. Nëse nuk ka trima të tillë, atëherë opsioni i vetëm janë zgjedhjet. Absolutisht ka njerëz të mirë dhe të ndershëm në OBRM-PDUKM, por janë nën presionin e Mickoskit”, tha Mançevski. Ai ju bëri me dije deputetëve të mirë dhe të ndershëm në këtë parti, se populli qëndron pas tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat