Forum për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Maqedonia

Forum për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:53
Ambasadori gjerman, Thomas Gerberich

Në Shkup sot do mbahet forumi i dytë në mes Maqedonisë dhe Gjermanisë “Ndërtimi i urave, politika dhe ekonomia”, çka e organizohet nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Instituti për Kërkime Sociale MK 91.

Ambasadori gjerman, Thomas Gerberich do të mbajë fjalim përshëndetës, me çka pason seanca e parë “25 vjet marrëdhënie dypalëshe midis Gjermanisë dhe Republikës së Maqedonisë”. I ftuar nderi dhe kryetari i seancës do të jetë Torsten Fry, anëtar i Bundestagut gjerman.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të flasë në panelin e dytë. Fjalimi i tij do të jetë me temë “Tregtia dhe Ekonomia, Mundësit dhe Sfidat”.

Fjalim pritet që të mbaj edhe drejtori i Delegacionit të Biznesit gjerman në Maqedoni, Patrick Martens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat