Gjykata Penale: Gruevski është i detyruar që vullnetarisht të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg

Maqedonia

Gjykata Penale: Gruevski është i detyruar që vullnetarisht të paraqitet për vuajtjen e dënimit me burg

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:57
Gjykata Penale

Pas informatave të sotme se Gjykata e Apelit në Shkup pjesërisht e mbështeti ankesën e të akuzuarit të parë Gjoko Popovskit në rastin PSP-së “Tanku” dhe plotësisht e konfirmoi dënimin me burg të Nikolla Gruevskit, Gjykata Themelore Shkup 1 shpjegoi hapat e ardhshëm të sistemit gjyqësor.

Lidhur me disa pyetje të gazetarëve në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit – Shkup KOKZH-23/18 me të cilën pjesërisht pranon ankesën e të pandehurit të parë dhe tërësisht e hedh poshtë ankesën e të pandehurit të dytë në rastin e Gjykatës Themelore Shkup 1-Shkup me KOK 59/17, në publik të njohur si rasti “Tanku”, ne informojmë publikun se pas marrjes së rastit nga Gjykata e Apelit, e njëjta sipas AKCMIS-sistemi elektronik për përpunimin e lëndëve do t’i ndahet një gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve për veprime të mëtejshme”, thonë nga gjykata.

Gjoko Popovski u dënua me 6.5 vjet burg në procedurën fillestare dhe me vendimin e Gjykatës së Apelit dënimi i tij u reduktua në 4.5 vjet burgim. Ndërkohë, Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg.

Sipas Gjykatës Themelore Shkup 1, gjyqtari për ekzekutimin e sanksioneve, në pajtim me dispozitat ligjore, përgatit aktin referues, të cilin ua dorëzon personave të dënuar në rast dhe të njëjtit pas marrjes së tyre, janë të detyruar që në mënyrë vullnetare të paraqiten për ekzekutimin e sanksionit të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat