Nga Lista Zgjedhore kanë qenë të fshirë 30.000 deri në 40.000 votues

Maqedonia

Nga Lista Zgjedhore kanë qenë të fshirë 30.000 deri në 40.000 votues

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:21
Ilustrim

Nga 30.000 deri në 40.000 qytetarë janë fshinë nga lista zgjedhore për arsye të ndryshme, tha Zoran Bilbillovski, këshilltar shtetëror i zyrës së Avokatit të Popullit në konferencën e sotme për shtyp, ndërsa në mesin e të fshirëve ishin edhe ish- kryeministrin dhe kryetari i Maqedonisë, Branko Crvenkovski dhe kryetarin aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Nuk është një numër i vogël. Ne apelojmë që nëse ka zgjedhje tani, KSHZ-ja do të informojë në mënyrë adekuate dhe do t’u tregojë qytetarëve të cilët janë fshirë nga lista. Njoftoni ata dhe tregonu atyre nëse duan të votojnë, çfarë duhet të bëjnë”, thotë Bilbilovski.

Personat kanë qenë të fshirë nga Lista Zgjedhore për shkak të lëshimit të kartave të reja të identitetit ose kartave të skaduara të identitetit, thuhet në deklaratë, edhe pse shifra është shumë e madhe për të besuar se kjo është arsyeja e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat