Ivanov-Babish: Çekia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë - Bota Sot
Ivanov-Babish: Çekia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë

Maqedonia

Ivanov-Babish: Çekia do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:00
Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe Andrej Babis

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën Çeke, ka realizuar takime me kryeministrin çek Andrej Babis dhe me kryetarët e Senatit dhe të Dhomës së Poshtme së Parlamentit çek, Milan Shteh dhe Radek Vondraçek.

Në takimin me kryetarin e qeverisë çeke, Andrej Babis, është konfirmuar gatishmëria për avancimin e miqësisë së ndërsjellë dhe përkrahjes në planin dypalësh dhe shumëpalësh,

Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Ivanov ka theksuar se Republika e Maqedonisë posaçërisht e çmon përkrahjen konzistente dhe parimore nga Çekia për qëllimet tona kryesore strategjike – anëtarësimi në NATO dhe BE, si dhe përdorimin parimor të emrit tonë kushtetues.

Presidenti i Maqedonisë ka shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i përgjithshëm dhe përkrahja nga Çekia gjatë krizës së refugjatëve dhe me këtë rast kanë këmbyer mendime për këtë çështje.

Kryetari i Senatit të Parlamentit të Republikës çeke, Milan Shteh dhe kryetari i Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës çeke, Radek Vondraçek, në takimet me presidentin e Maqedonisë kanë shprehur kënaqësi nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale dhe kanë shprehur përkrahje për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimi në BE dhe NATO.

Gjatë takimeve është shprehur gatishmëria për vazhdimin e ndihmës nga Çekia për Republikën e Maqedonisë në kufirin tonë jugor./Telegrafi/

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...