Policia e Maqedonisë shkatërron grupin kriminal që ka kontrabanduar emigrantë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë shkatërron grupin kriminal që ka kontrabanduar emigrantë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 17:51
Ilustrim

Në një aksionin policor dje është shkatërruar një grup kriminal nëntëanëtarësh, i cili ka organizuar kontrabandimin e emigrantëve me falsifikim të dokumenteve të udhëtimit ndërsa ka vepruar në territorin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në konferecë për shtyp tha se aksioni i MPB-së ka qenë në koordinim me Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Zyrën Rajonale për Siguri dhe Hetime pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup, Evropol, Selek, si dhe policitë e Shqipërisë, Austrisë, Spanjës dhe Bullgarisë.

“Hetimi kriminalistik është zbatuar në 18 muajt e kaluar. Grupi kriminal nga Maqedonia ishte identifikuar si pjesë e rrjetit të organizuar kriminal ndërkombëtar me bashkëpunëtorë nga Shqipëria, Bullgaria, Spanja, Republika Domenikane, Hondurasi, Guatemala dhe Meksikoja. Anëtarët e këtij grupi kriminal kanë organizuar kontrabandim të më shumë grupeve të emigrantëve ilegal me origjinë nga Shqipëria dhe Maqedonia me destinacion përfundimtar SHBA-ja dhe Kanadaja”, tha Spasovski.

Kontrabandimi është organizuar për persona të cilët nuk mund të marrin vizë për udhëtim drejt destinacioneve të theksuara përmes rrugës së rregullt. Shumën që e kanë kërkuar për udhëtim për person ka qenë prej 20 deri në 25 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat