OBRM-PDUKM: As Zaevi, as cilido nuk guxon t’i shkel ligjet dhe Kushtetutën e shtetit - Bota Sot
OBRM-PDUKM: As Zaevi, as cilido nuk guxon t’i shkel ligjet dhe Kushtetutën e shtetit

Maqedonia

E mërkurë, 17 tetor 2018

OBRM-PDUKM: As Zaevi, as cilido nuk guxon t’i shkel ligjet dhe Kushtetutën e shtetit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 10:34
OBRM-PDUKM

Në një kumtesë të lëshuar sot, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “Popullin maqedonas nuk kanë arritur ta shkatërrojnë dhe ta frikësojnë as tiranët që në mënyrë brutale i kanë likuiduar patriotët vetëm për dashurinë e tyre ndaj Maqedonisë. Këtë nuk mund ta kalojë as Zoran Zaevi i cili është kundër popullit vetëm për shkak se nuk fitoi përkrahje për politiken e tij e heqjes dorë nga gjithçka që është Maqedonase”.

Sipas OBRM-PDUKM-së Zoran Zaevi është i gatshëm ta heq identitetin maqedonase, emrin, kulturën, historinë dhe traditën që ta shpëtojë karrierën e tij dhe të fitojë amnisti për kriminalitetin dhe për fat të mirë, sipas kësaj partie, populli tregoi se nuk është i gatshëm të përkrah politikë të këtillë anti-shtetërore.

“Zaevi është në panik nga disfata e madhe që ia dhanë qytetarët dhe ballafaqohet me të gjithë ata që votuan kundër apo abstenuan për shkak se e duan shtetin. Të punësuarit në administratë janë të parët në sulmin e paligjshëm të qeverisë. Në mënyrë joligjore, jashtë gjithë procedurave përjashtohen, lëvizin, pengohen dhe maltertohen të punësuarit në administratë. Zaevi dhe karteli i tij rreth tij e degradojnë shtetin e së drejtës.”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se në mënyrë joligjore bëhet presion ndaj të punësuarve në DAP, të cilët kanë abstenuar në referendum, dhe se në mënyrë joligjore ata pengohen dhe sistematizohen, vetëm për shkak se e duan Republikën e Maqedonisë.

Nga OBRM-PDUKM thonë se presione ka edhe në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, TPSh, dhe në të gjitha institucionet tjera qendrore dhe lokale.

Ata thonë se referendumi për ndryshimin e emrit përjetoi debakël dhe se një milion e 200 mijë maqedonas i thanë jo Zoran Zaevit dhe, siç thonë ata politikat kapitulluese që ai i udhëheq.

“Marrëveshja e Prespës juridikisht dhe politikisht është e vdeku, sa më shpejtë Zoran Zaevi ta pranojë aq më mirë. Qytetarët krahas gjithë kërcënimeve, presioneve dhe kanosjeve në mënyrë guximtare kundërshtuan kartelin kriminal në kryet me Zoran Zaevit, ata me abstenimin e tyre zëshëm thanë se Republika e Maqedonisë fitoi. As Zaevi, as cilido nuk guxon t’i shkel ligjet dhe Kushtetutën e shtetit’, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se duhet të ketë përgjegjësi për presion që qeveria i bën mënyrë joligjore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test