Përçahet partia proruse në Maqedoni, ikën nënkryetari i saj

Maqedonia

Përçahet partia proruse në Maqedoni, ikën nënkryetari i saj

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 12:40
Partia “Maqedonia e Bashkuar”

Partia “Maqedonia e Bashkuar” e përcaktuar si parti proruse dhe simotër e partisë “Rusia e Bashkuar” e Vlladimir Putin është përfshirë në përplasje të brendshme, që çuan në largimin e nënkryetarit të saj Stefan Vllahov Micov.

Ky i fundit që njihet si një historian kontrovers ka akuzuar kryetarin e partisë, Janko Baçev se ka qenë në lojë me kryeministrin Zoran Zaev, gjoja me orientime proruse, me qëllim që siç thuhet për të rritur presionin ndaj NATO-s.

Ai ka shkruar se Baçev e kishte lutur për tu bërë pjesë e kësaj partie të re. Micov e ka quajtur “udbash” Baçevin, duke theksuar se karriera e tij është e dyshuar për shkak se deri në vitin 2002 ishte pjesëtar i Shërbimit Sekret DSK dhe pas kësaj doli nga ky shërbim dhe formoi parti politike, e njohur më parë si Lëvizja Popullore, që një vit më parë u rebrendua në Maqedonia e Bashkuar.

Sipas Micov, “Maqedonia e Bashkuar” është një parti radikale që synon partneritet strategjik me Rusinë dhe anëtarësim në Unionin euroaziatik, për të realizuar interesat nacionale maqedonase. Kjo parti ka krijuar 62 komitete komunale, pra e shtrirë në 62 komuna, duke sjellë nga Rusia edhe këshilltarët e njohur Dugin dhe Savin të presidentit Putin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat