Maqedonia e Vetme përjashton nga partia Stefan Vllahov – Micovin

Maqedonia

Maqedonia e Vetme përjashton nga partia Stefan Vllahov – Micovin

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 15:48
Stefan Vllahov – Micovin

Në periudhën e riemërtimit të “Maqedonisë së Vetme,” dhe Qeveria e frikësuar nga orientimi i partisë për bashkim me Rusinë,  ku  populli në mënyrë masive e pranon, siguria shtetërore, sipas kësaj partie, e inflirton Micovin në parti me qëllim minimin e aktiviteteve kyçe partiake.

Sipas tyre Vllahov – Micovi është angazhuar në mos dalje në protestat para Kuvendit në muajin korrik, ai ka kundërshtar të mos ketë kumtesa dhe konferenca shtypi, me qëllim sa më pak të jetë aktive partia. Ata thonë se Micovi ishte kundërshtar edhe i formimit të Shtabit të Krizave “Maqedonia Bojkoton”.

“Vllagov Micov kërkoi që Komiteti Ekzekutiv të sjell vendim për formimin e krahut luftarak të partisë edhe pse e dinte që nuk është e nevojshme për një gjë të tillë, por, insistonte të paktën të kemi vendim dhe tash bëhet qartë se nëse kishim vendim të këtillë policia sekrete do të kishte arsye ligjore të arrestojë gjithë kryesinë e Maqedonisë së Vetme”, thonë nga kjo parti.

Ata shtojnë se Qeveria në Skup e bëri veprimin e fundit që përmes bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret ta dobësojë partinë Maqedonia e Vetme. Shërbimi sekret nuk do t’i ndihmojë as Zaevit, procesi është tashmë i filluar dhe asgjë nuk mund ta ndalojë Maqedoninë e Vetme ta realizojë në mënyrë të qartë qëllimin e shprehur të popullit maqedonas dhe pjesës më të madhe të qytetarëve për bashkimin strategjik historik me Rusinë.

“Vend në këtë parti për ata që kanë dy role, të jenë edhe politikanë dhe bashkëpunëtorë të shërbimin sekret, nuk do të ketë, Stefan Vllahov Micov është përjashtuar, për shkak se ne hymë në një betejë finale me qeverinë”, thuhet në kumtesën e kësaj partie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat