OBRM-PDUKM: Nepotizmi është modus operandi i LSDM-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nepotizmi është modus operandi i LSDM-së

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Nëpërmjet një kumtese partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë “Abedin Zimberi, pa asnjë kualifikim të punësohet në M-Hab në shpenzim të qytetarëve nuk është vlerë evropiane, por pagesë e borxheve politike nga buxheti. Kot Zaevi përpiqet t’i manipulojë qytetarët se heqja dorë nga identiteti është për shkak vlerave evropiane kur të gjithë jemi të vetëdijshëm se veprimet e këtij njeriu me biografi të dyshuar në pozicion specifik nuk mund as të paramendohet në cilido nga shtetet në Evropë”.

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thonë se punësimi në M-Hab i Stojançe Angellov nuk është vlerë evropiane, i cili nuk është më kompetent nga asnjë i ri i cili ka pritur mundësinë ta ndërtojë karrierën në këtë institucion. Emërimi i Valon Belës për drejtor ekonomik në Klinikën e Gjinekologjisë nuk është, dhe asnjëherë nuk mund të jetë vlerë evropiane. Kuadri i Zaevit, thonë ata, mund të jetë aktor vetëm i filmave me krim ku do të vendos mesazhe me pluba në zarf, dhe nuk mund të jetë ekspert i cili do të kontribuojë në shëndetësi.

“Zaev sillet sikur shteti është firmë e tij private. LSDM-ja e trajton buxhetin, si llogari të vete për pagesën e borxheve të saja ndaj njerëzve të saj. Ndërmarrjet shtetërore mbetëm vetëm për stregimin e ‘më meritorëve’ të LSDM-së”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas tyre, Zaevi principin e tij të punës një euro për euro e ka sjell në “Ilindenska 66”. Për vetëm një vit ka arritur ta korruptojë secilën pore të shoqërisë në shtet, kështu që sipas OBRM-PDUKM-së, Taki Fiti për vetëm disa muaj nga kundërshtari më i madh i ndryshimit të Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues, e përkrahu marrëveshjen kapitulluese të Prespës, ndërsa më pastaj e bija e tij, Nina Fiti do të dërgohet nga ana e Qeverisë të punojë në Bankën Botërore në Washington si përfaqësuese e Republikës së Maqedoni.

“Nepotizmi është modus operandi i LSDM-së”, thonë nga kjo partia duke rikutujar punësimet e Jon Frçkovskit, djalit të Ljubomir Frçkovskit dhe në llogari shtetërore janë punësuar djali i Mirosllav Grçev, e bija e Talat Xhaferit dhe bashkëshorit i Magdalena Nestorovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat