Statistikat: 69 fëmijë viktima të dhunës familjare në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2018

Maqedonia

Statistikat: 69 fëmijë viktima të dhunës familjare në Maqedoni në gjysmën e parë të vitit 2018

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:11
Ilustrim

Gjithsej 69 fëmijë kanë qenë viktimë e dhunës familjare edhe atë vetëm në gjashtë mujorin e parë të vitit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në pesë vitet e fundit ka rritje të numrit të rasteve të dhunës. Në vitin 2014 kishte 131 raste ndërsa në vitin 2017 janë regjistruar 146 raste.

Viti 2014 – 131 raste

Viti 2015 – 142 raste

Viti 2016 – 141 raste

Viti 2017 – 146 raste

Viti 2018( deri në qershor) – 69 raste

Nga Ministria paralajmërojnë reforma në legjislativen e kësaj fushe, ndërkaq aktualisht për mbrojtjen e viktimave Qendra për Punë sociale ndërmerr një sërë masash, si: mbrojtje shëndetësore, intervenim dhe trajtim psiko-fizik, ndihmë familjes për arsim të fëmijës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat