LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët duan të jemi në BE dhe NATO duhet ta japin përkrahjen në Kuvend

Maqedonia

LSDM: Deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët duan të jemi në BE dhe NATO duhet ta japin përkrahjen në Kuvend

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 12:07
OBRM-PDUKM

LSDM-ja përsëri ju bëri thirrje kryesisë së OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit, siç thonë, të ndalojë të shpërndajnë shpikje dhe lajme të rreme dhenë mënyrë të qartë të deklarohen nëse janë për hyrje të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Zgjidhja është e qartë ose BE dhe NATO ose izolim. Të parët e OBRM-PDUKM-së duhet të deklarohet për çka janë. Nëse janë për BE dhe NATO tash është momenti kur duhet të ndalojnë me lajme të rreme dhe përpjekjet t’i sigurojnë amnisti Nikolla Gruevskit dhe t’u bëjnë thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend. Këto deputet nga radhët e OBRM-PDUKM-së të cilët me të vërtetë duan ta shohin shtetin në NATO dhe BE, duhet të marrin obligim t’i përkrahin proceset në Kuvend”, kumtojnë nga LSDM-ja.

Sipas LSDM-së, anëtarësimi në NATO dhe BE nuk ka alternativë tjetër dhe se mbi 600 mijë qytetarë dhanë mesazh të qartë se janë për të ardhme në BE dhe NATO.

Ata shtojnë se të gjithë duhet ta respektojnë vullnetin e qytetarëve, por nëse deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe kryesia e kësaj partie refuzojnë të bëjnë një gjë të tillë atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s më pastaj edhe e BE-së. Mickoski nuk do ta ndalojë vullnetin e qytetarëve, nuk do ta ndalojë të ardhmen e Maqedonisë”, thuhet në fund të kumtesës së LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat