Popovska nuk do të jetë më lidere e RDM-së - Bota Sot
Popovska nuk do të jetë më lidere e RDM-së

Maqedonia

Popovska nuk do të jetë më lidere e RDM-së

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 15:29
Liljana Popovska

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të Rilindjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), liderja Liljana Popovska i ka lutur kolegët që mos ta propozojnë për kryetar, sepse mbetet në qëndrimin e saj, se mandati aktual do të jetë i treti dhe u fundit.

Liderja aktuale Popovska ka shprehur besimin se pjesëtarë e RDM-së janë të përkushtuar ideologjinë e së gjelbrës, dhe se me procedurë demokratike do ta zgjedhin udhëheqësinë e re.

“Sot RDM është parti stabile, me një opsion të profilizuar të gjelbër, anëtarë e së Gjelbrat Evropiane. Është rrumbullakuar cikli i iniciativë, nëpërmjet ndërtimit të strukturës dhe profilizimit ideologjik, deri te rrjetëzimi ndërkombëtar. RDM ka ndërtuar kuadro të shkëlqyera, sinqerisht të përkushtuar në ideologjinë e së gjelbrës, të cilët me procedurë demokratike do ta zgjedhin udhëheqësinë e re, e gatshme për t’u përballur me sfidat e reja”, tha Popovska.

Në mbledhjen e Kryesisë Qendrore të RDM-së është miratuar vendimi që më 28 tetor të 2018-s të mbahet kongresi i IV me radhë, duke mbajtur llogari që data e kongresit të mos përputhet me datën e mbajtjes së zgjedhjeve eventuale paralamentare në Maqedoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test