Biznesi kundër zgjedhjeve: Në Maqedoni do të bllokojnë zhvillimin

Maqedonia

Biznesi kundër zgjedhjeve: Në Maqedoni do të bllokojnë zhvillimin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 20:52
Kuvendi i Maqedonisë

Krerë të biznesit në Maqedoni janë shprehur kundër idesë së kryeministrit Zoran Zaev për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare me arsyetimin se një gjë e tillë do të bllokojë klimën dhe zhvillimin e tij.

Ekspertët mendojnë se nëse organizohen zgjedhje të reja, goditjen më të madhe do ta marrë sektori privat. Një prej tyre, Visar Ademi tha për Radion Evropa e Lirë se në një situatë të tillë ekonomia do të lihet mënjanë dhe e gjithë energjia do të orientohet tek zhvillimet politike.

Nga ana tjetër, investitorët e huaj nuk do të dëshirojnë(të investojnë në një vend ku ka forca konservative që dëshirojnë ta shohin Maqedoninë jashtë NATO-s dhe BE-së, dhe për këtë arsye do të jenë më ngurrues në vendimin për të hedhur kapitalin e tyre ne vend thotë Ademi. Lube Tërpeski, ish-guvernator i Bankës Popullore të Maqedonisë vlerëson se fokusi duhet vendosur tek implementimi I marrëveshjes së emrit me Greqinë.

Energjia, sipas tij, duhet përqendruar tek sigurimi i dy te tretave te votave dhe miratimi i ndryshimeve kushtetuese pasi zgjedhjet do te bllokonin çdo aktivitet në planin ekonomik dhe gjithçka do jetë e orientuar drejt sigurimit te votave. “Për një ose dy muaj sa do të zgjasë fushata dhe organizmi i zgjedhjeve, e gjithë qeveria do të jetë e shqetësuar me votimet”, është argument i tij.

Terpeski gjithashtu thekson se në një situatë të tillë, askush nuk merr guximin të investojë, përderisa klima politike nuk është e qëndrueshme. Reagimet vijnë pas deklaratave te Zaevit se nëse dështojnë bisedimet me opozitën për të siguruar dy të tretat e votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet e parakohshme, qe mund te mbahen nga fundi i nëntorit, mbeten alternativa e vetme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat