“Jo Elita Mashën, po Ali Ahmeti mund të blejë shumicën e popullatës të punojnë për BDI-në”

Maqedonia

“Jo Elita Mashën, po Ali Ahmeti mund të blejë shumicën e popullatës të punojnë për BDI-në”

Sulejman Mehazi Nga Sulejman Mehazi Më 8 tetor 2018 Në ora: 07:59
Ali Ahmeti

E pse e kritikojmë Elita Mashën pse ka pranuar kërkesën e Ali Ahmetit për t'u anëtarësuar e bërë aktiviste e BDI-së, nuk e dimë se a do kishte në këtë kohë të lakmisë totale ndonjë person shqiptar që s'do ta pranonte kërkesën e Alisë. Të gjitha këto kritika ndaj saj e kanë kuptimin e xhelozisë. Pse ne, ju, ata, ato, unë, ti, ai, ajo a nuk do kishim pranur këtë ftesë të lezetshme të Aliut të BDI-së? Me siguri se po.

Shqiptarëve lëngu u shkon për t'i thirrë Aliu, për besë si të doni mendoni, ama se është aga ështé,  jemi të bindur se dhe kritikuesve e patriotëve më të mëdhej po t'ju kishte bërë thirrje për deputetë, ministër apo drejtorë turrevrap, pa një pa dy e pa menduar kishin pranuar në moment ftesën e Aliut. Ne mashtrohemi me një kafe e një ushqim që na jep dikushi në manifestime të ndryshme, politike e letrare e ku para lezeteve qeverisëse që na ofron Ali Ahmeti ishin zbythur menjëherê. Shqiptarëve jepu ushqim me një koc të vogël mishi, pak lekë, raki e një femër para tavolinës, e u sos puna kombëtare,  harron gjuhën, kombin, popullin para gjitha këtyre të mirave.

Të kishim qenë në vend të Aliut i kishim blerë me pak të gjithë patriotët e sotëm; kur Ali Ahmeti, Haradinaj, Hashim Thaçi janë mashtuar e janë dorëzuar para lezeteve qeverisëse, pushtetare e ku ne, qor e për vor  jemi për çdo gjë.

Ali Ahmeti është në gjendja që të gjithê intelektualët e patriotët e sotëm t'i blejë, e jo një Elita Masha. 

Prandaj kujdes me "Carin" e shqiptarëve të Maqedonisë  Ali Ahmetin, s'ka shaka me te, ai është në gjendje që të gjithëve të na blejë me pushtet, me para, moral, ndërgjegje, kombëtarizëm e patriotizëm!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat