Gjatë fluturimit me parashutë, lëndohet një person në Manastir

Maqedonia

Gjatë fluturimit me parashutë, lëndohet një person në Manastir

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Një person nga Manastiri S.M (47), i cili ka fluturuar me parashutë gjatë ditës së djeshme, është lënduar pasi ka rrënë në afërsi të fshatit Ostrillci.

Nga MPB thonë se dje rreth orës 15:50 në stacionin policor në Krushevë nga Qendra Klinike e Manastirit është denoncuar se tek ata është sjellur S.M (47) nga Manastiri, i cili pas ndihmës së parë është transferuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.

Nga biseda me S.M është konstatuar se ai ka marrë lëndime të njëjtën ditë në Krushevë, ku ka fluturuar me paragllajd dhe ka rrënë në afërsi të fshatit Ostrillci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat